LAJMI I FUNDIT:

Prestigjiozja britanike ‘Metro’ e cilëson befasi eliminimin e Shqipërisë në gjysmëfinalen e Eurovisionit

Prestigjiozja britanike ‘Metro’ e cilëson befasi eliminimin e Shqipërisë në gjysmëfinalen e Eurovisionit
Foto: YouTube

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 përfundoi me një kthesë të papritur, pasi të preferuarit e fansave, Shqipëria, Letonia dhe Austria – ishin ndër vendet që nuk arritën të kualifikohen në finalen e madhe, shkruan prestigjiozja britanike, Metro.co.uk.

Dhjetë vende u votuan për në finale të shtunën, përfshirë grupin Kalush të Ukrainës, të cilët aktualisht janë favorit për të fituar.

Gjithashtu vendet e tjera që shkuan në finale ishin: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia dhe Moldavia.


Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe hyjnë automatikisht në finale.

Megjithatë, disa prej vendeve, performancat e të cilëve dukej se i kënaqën shikuesit mbeten jashtë finales.

Ronela Hajati flet sërish për Eurovisionin: Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, e merituam finalen
Lexo po ashtu Ronela Hajati flet sërish për Eurovisionin: Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, e merituam finalen

Performanca e Ronela Hajatit u duartrokit dhe mori një përgjigje të ngrohtë nga shikuesit.

Por, me sa duket nuk ishte e mjaftueshme për t’i bindur votuesit meqë nuk fitoi një vend në dhjetëshe për finalen.

Citi Zeni i Letonisë argëtoi masën me këngën e tij “Eat Your Salad”, ai gjithashtu nuk arriti të kalonte në finale.

Sllovenia, Bullgaria, Kroacia dhe Danimarka ishin vendet e tjera që nuk u kualifikuan në finale.

Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022
Lexo po ashtu Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022

Duke reaguar ndaj rezultateve, një përdorues i Twitter shkroi: “Shqipëria dhe Letonia u vodhën”.

Një tjetër shtoi: “Disa tronditje të mëdha. Letonia, Shqipëria dhe Austria humbën të gjitha”.

“Të thyhet zemra që Letonia, Danimarka dhe Shqipëria nuk shkuan në finale…paraqitje kaq të shkëlqyera”, vazhdoi një tjetër.

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit zhvillohet të enjten, përpara finales së madhe (14 maj). /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Në trend Magazina

Më shumë
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori