Laura Fazliu ka arritur t’i sigurojë medaljen e dytë olimpike Kosovës në “Paris 2024”.

Xhudistja jonë fitoi medaljen e bronztë, pas të argjendtës së Distria Krasniqit, duke na bërë të gjithëve të ndjehemi krenar.


Këtë e përshkroi edhe presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook:

Medalja e dytë olimpike për Kosovën. 🇽🇰

Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka.

Faleminderit pafundësisht! /Telegrafi/

telegrafi sport app