Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, në profilin e saj në Facebook ka publikuar një video në të cilën ajo shihet duke u kënaqur, duke kënduar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Grabar-Kitaroviç kishte qëndruar katër ditë në Pozega-Sllavoni në Kroaci, dhe pas përfundimit të vizitës, kishte vendosur edhe të këndonte.


"Nga zemra ime i falënderoj të gjithë banorët e Qarkut të Pozega-Slavonia për mikpritjen tuaj. Kënga është e më e bukura e Sllavonisë ...", ka shkruar Kolinda në Facebook. /Telegrafi/