LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e KE-së, jeta e Ursula von der Leyen – Nënë e shtatë fëmijëve, fle në një studio të vogël, e vikendin e kalon në fshat

Presidentja e KE-së, jeta e Ursula von der Leyen – Nënë e shtatë fëmijëve, fle në një studio të vogël, e vikendin e kalon në fshat
Foto: Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Krahas kësaj, ajo ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Kurti me të cilin do të vizitojnë një kopsht në Prishtinë e po ashtu do mbajnë edhe një konferencë për medie.

Udhëheqësja e Komisionit, e cila po zhvillon turin ballkanik të nisur dje nga Shqipëria e Maqedonia të cilin e vazhdoi në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ka lindur e është rritur në Bruksel.


Foto: Telegrafi

Ajo është e martuar me Heiko von der Leyen, një profesor i mjekësisë dhe CEO i një kompanie inxhinierike mjekësore. Çifti u takuan pasi von der Leyen u kthye në Gjermani për të studiuar, ndërsa ishte pjesë e korit të universitetit.

Presidentja e KE-së pritet në takim nga kryeministri Kurti
Lexo po ashtu Presidentja e KE-së pritet në takim nga kryeministri Kurti

Megjithatë, besoni apo jo, Ursula është nënë e shtatë fëmijëve: Davidin (33 vjeç), Sophie (31 vjeçe), Donata (28 vjeçe), binjakët Victoria dhe Johanna (26 vjeç), Egmont (22 vjeç) dhe Gracia (21 vjeçe).

Përkundër gjithë kësaj, 62-vjeçarja po vazhdon të jetë në formë të mirë dhe vitale.

Familja e Ursula von der Leyen (Foto: Getty Images)

Aktualisht, von der Leyen fle në një studio të vogël ngjitur me zyrën e saj në selinë e Komisionit në vend që të bëjë një shtëpi në Bruksel. E njëjta kthehet në shtëpinë e familjes së saj në Beinhorn, një fshat i vogël në Gjermani, gjatë fundjavave ku kalon kohë me fëmijët e saj.

Për të thënë detaje të tjera më shumë për Ursula, ajo është vajza e një politikani të shquar.

Leyen nuk është e huaj për ndikimin që mban një rol kaq të rëndësishëm në jetën e dikujt. E rritur në Bruksel, von der Leyen ndoqi Shkollën Evropiane – një shkollë elitare shumëgjuhëshe (flet rrjedhshëm në frëngjisht dhe anglisht) për fëmijët e diplomatëve dhe burokratëve të BE -së. Merrni parasysh: Boris Johnson ndoqi të njëjtën shkollë disa vjet pas von der Leyen.

Babai i Von der Leyen, Ernst Albrecht, ishte një zyrtar i lartë i Komisionit në Belgjikë në vitet ’50, para se të bëhej politikan. Nëna e saj, Heidi-Adele Albrecht, kishte një doktoraturë universitare dhe inkurajoi në mënyrë aktive suksesin akademik. Si familje, përfshirë pesë vëllezërit e motrat e saj, ata u transferuan në Gjermani kur ajo ishte 13-vjeçare. /Telegrafi/

Von der Leyen me prindërit e saj, Ernst dhe Heidi-Adele Albrecht

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori