LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ukrainas, Zelensky: Disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë

Presidenti ukrainas, Zelensky: Disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar disa shtete evropiane se po ia mbajnë krahun Rusisë.

Duke pranuar se rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE do të ishte “e gjatë”, ai thekson se “për mua si president gjëja më e rëndësishme në këtë rrugë është të mos humbas vendin tim”.

“NATO është një garanci e sigurisë. Pra, si mund ta zgjedhim ndonjë rrugë tjetër? Për ne është një garanci që të mos e humbim pavarësinë tonë.”


I pyetur nga gazetarja e BBC-së, Sarah Rainsford për presionin nga disa vende evropiane, të cilët gjithashtu dëshirojnë të mbanin Ukrainën jashtë NATO-s, Zelensky përgjigjet “Ne nuk mund të mbyllim sytë… dhe të themi se është vetëm Rusia që nuk na dëshiron atje. Nuk është e vërtetë”.

Presidenti gjithashtu përjashton çdo referendum kombëtar për anëtarësimin në NATO, duke thënë se dëshira e Ukrainës për të qenë anëtare është e shkruar tashmë në kushtetutën e vendit.

Zelensky gjithashtu akuzon Rusinë për nxitjen e një krize për çështjen e anëtarësimit në NATO “për të justifikuar të qenit në kufi … se ata gjoja po mbrojnë sovranitetin e tyre … të gjitha këto janë informacione të shtrembëruara”.

Publikohen pamjet e reja pas sulmit të separatistëve rusë në një kopsht të fëmijëve - OSBE demanton rusët se ka pasur gjenocid në Ukrainë
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e reja pas sulmit të separatistëve rusë në një kopsht të fëmijëve - OSBE demanton rusët se ka pasur gjenocid në Ukrainë

Ai shton se “disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë… gjë që është e gabuar”.

Ndryshe, separatistët rusë kanë sulmuar sot një kopsht të fëmijëve në rajonin e Luhansk, por që fatmirësisht nuk ka viktima. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori