LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi dhe kryediplomati grek flasin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Presidenti Thaçi dhe kryediplomati grek flasin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias.

Presidenti Thaçi ka thënë se e çmon pozicionin pozitiv dhe parimor të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës.


“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe për anëtarësimin tonë në INTERPOL, UNESCO, NATO, Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “është shumë me rëndësi që Greqia ta ruaj qëndrimin konstruktiv”.

Kreu i shtetit me ministrin Kotzias ka folur edhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i cili forcon paqen në tërë rajonin tonë.

Në anën tjetër, kryediplomati grek ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vetë Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për të gjitha shtetet.

“Greqia e mbështet planin e integrimit evropian në të gjitha nivelet”, u shpreh Kotzias.

Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Kosova ka krijuar një ambient biznesor mjaft atraktiv dhe janë të mirëseardhur investitorët grekë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Gjatë takimit të presidentit Thaçi me ministrin e Jashtëm të Greqisë është diskutuar edhe për procesin dhe modalitetin e hapjes së zyrës së Kosovës në Athinë, e cila do të ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes Kosovës dhe Greqisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Siguri
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Drejtësi
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Siguri
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Kalo në kategori