LAJMI I FUNDIT:

Presidenti slloven, Pahor: Nëse zgjat lufta Rusi-Ukrainë, tensionet mund të zbresin në Ballkanin Perëndimor

Presidenti slloven, Pahor: Nëse zgjat lufta Rusi-Ukrainë, tensionet mund të zbresin në Ballkanin Perëndimor

Udhëheqësit turq dhe sllovenë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe u zotuan të përmirësojnë më tej marrëdhëniet pas takimit të sotëm në Ankara.

“Si aleatë të NATO-s, Turqia dhe Sllovenia duhet të bashkëpunojnë, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdohan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun slloven, Borut Pahor.

Ai vazhdoi duke thënë se dy vendet kanë potencial për të bashkëpunuar edhe në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, raporton dailysabah.

Nga ana e tij, Pahor tha se Sllovenia vlerëson ndërmjetësimin e Turqisë midis Rusisë dhe Ukrainës për të lehtësuar tensionet në rajon.

“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa pritej, tensionet mund të zbresin në jug në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Përpara konferencës së përbashkët, Turqia dhe Sllovenia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Ndryshe, Erdogan e priti Pahorin në Kompleksin Presidencial në një ceremoni zyrtare. Gjatë takimit me dyer të mbyllura, liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, çështje rajonale dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Evropa
Kalo në kategori