LAJMI I FUNDIT:

Presidenti serb përmend edhe ushtrinë: Situata në Bosnjë? Nuk do të lejojmë surpriza!

Presidenti serb përmend edhe ushtrinë: Situata në Bosnjë? Nuk do të lejojmë surpriza!
Serbian President Tomislav Nikolic (R) flanked by Bosnian Serb political leader, Milorad Dodik, leaves a joint press conference on February 3, 2015, in Belgrade, after the UN's highest court on rejected rival claims of genocide by Croatia and Serbia.The IJC dismissed Croatia's claim that Serb forces committed genocide during the country's 1991-1995 war of independence and issued a similar ruling on a counter-claim by Belgrade over a Croatian counter-offensive that forced 200,000 Serbs to flee. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

“Takimi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, me rastin e tensioneve politike në Bosnjë dhe Hercegovinë ende nuk do të mbahet por kjo nuk do të thotë se nuk jemi duke e monitoruar situatën. Nuk do të lejojmë ndonjë surprizë”.

Kështu citohet të ketë thënë për mediumin serb “Novosti”, përcjell Telegrafi, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, i cili ka vënë në dukje se ai ka mbledhur të gjitha informatat relevante të sigurisë, pas siç thuhet “mesazheve luftënxitëse që kanë ardhur nga Sarajeva”.


“Kam folur me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e shërbimeve të caktuara, si dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, të cilit i kam treguar për nevojën që ushtria, aktivitetet e saja t’i kryej me një vëmendje të veçantë për situatën në të cilën nuk mund të ndikojmë por që na prek edhe neve”.

Nikoliç thotë se ndaj deklaratave nxitëse të individëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia ka reaguar më shumë për të qetësuar tensionet në rajon se sa që u kushton rëndësi atyre.

Një deklaratë “bombë” ishte lëshuar ditë më parë edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili përmes një deklarate kishte thënë se Serbia “nuk do të lejojë shkatërrim apo sulm ushtarak” ndaj Republikës Serbe në Bosnjë, përcjell Telegrafi.

Tensionet janë ngritur në Bosnjë Hercegovinë, përpara referendumit të caktuar më 25 shtator ku do të vendoset nëse Republika Serbe do të festojë ditën e entitetit më 9 janar, ditën kur më 1992 deklaroi shkëputje nga Bosnja.

Gjykata Kushtetuese në Bosnjë ka thënë se kjo ditë feste është diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës dhe ka thënë se referendumi është i jashtëligjshëm. /Telegrafi/