LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Santosit i thotë Neymarit që nuk e ka harruar premtimin që i dha

Presidenti i Santosit i thotë Neymarit që nuk e ka harruar premtimin që i dha

Presidenti i Santos, Marcelo Teixeira është gati të mirëpresë Neymarin në shtëpi.

Ndërsa agjentët ia kanë ofruar yllin brazilian skuadrave të Barcelonës dhe MLS, Teixeira ka deklaruar se Santos e ka fituar garën për nënshkrimin e lojtarit.

Veterani është rikthyer në Santos si lojtar i lirë pasi u lirua me pëlqim të ndërsjellë nga kontrata e tij me Al-Hilal.


Me një postim në Instagram, Teixeira deklaroi: “Më kujtohet sikur të ishte sot, kur kapiteni ynë i përjetshëm Zito, erdhi për të më treguar për një tjetër talent të zbuluar nga i dashuri dhe i paharruari Betinho. Emri i tij ishte Neymar. Një emër si i ndryshëm si talenti i tij dhe çfarë talenti”.

“Sa kënaqësi ishte të shikoja atë djalë të rritet dhe të bëhej gjeniu që pushtoi kombin santista, Brazilin dhe botën”.

Zbulohet paga e Neymar në Santos – është 40 herë më pak se ajo që fitoi në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Zbulohet paga e Neymar në Santos – është 40 herë më pak se ajo që fitoi në Arabinë Saudite

“Ti, Neymar, u largove nga Vila Belmiro për të realizuar ëndrrat e tua. Por ke lënë një premtim që nuk e kemi harruar kurrë: ‘Unë po largohem, por do të kthehem'”.

Në videomesazhin e tij vijon: “Të kujtohet? Jam i sigurt që kjo frazë të ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe. Ka ardhur koha Neymar. Ka ardhur koha të kthehesh te njerëzit e tu. Në shtëpinë tënde, në klubin tonë të preferuar. Mirë se vini, Ney i vogël nga Vila Belmiro, ejani dhe jini të lumtur me fanellën tonë të shenjtë”, thuhet në videon e tij. /Telegrafi/