LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Microsoftit: Pandemia COVID-19 pritet t’i humb një çerek miliard vende të punës

Presidenti i Microsoftit: Pandemia COVID-19 pritet t’i humb një çerek miliard vende të punës

Bota po përballet me një sfidë tronditëse për vendet e punës, ku si pasojë e pandemisë COVID-19 mbi një çerek miliardë njerëz pritet të humbin këto brenda këtij viti.

Reklama

Kështu tha presidenti i Microsoftit, Brad Smith duke shtuar se miliona punëtorë duhet të mësojnë aftësi të reja për të gjetur vende të punës, apo për t’u përshtatur me aktualen, pasi sipas tij dixhitalizimi i ekonomive është duke ndryshuar, përcjell Telegrafi.

Microsoft kishe njoftuar për një plan që të ofroj trajnime për 25 milionë brenda këtij viti, të cilat do të ndihmojë në gjetjen e vendeve të punës.

Smith pranoi se shumë vende të punës do të janë përtej arritjes së rikualifikimit dixhital.

Sondazhi i Facebookut: Një në tre biznese kanë larguar punëtorët nga puna gjatë pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Sondazhi i Facebookut: Një në tre biznese kanë larguar punëtorët nga puna gjatë pandemisë COVID-19

“Është e vërtetë që natyra e punës ndryshon shumë në të gjithë botën. Jo të gjitha punët mund të dixhitalizohen. Ne jetojmë në një botë të pabarazisë në internet – nëse nuk bëjmë diçka në lidhje me të, ne do t’i përkeqësojmë të gjitha pabarazitë e tjera. Kjo është një detyrë përtej çdo kompanie ose cilësdo qeverie”, tha Smith.

Microsoft pritet të dhurojë 20 milionë dollarë grante për organizatat jofitimprurëse lidhur me këtë program.

Sipas tij, përparimet në teknologji do të çojnë në një rritje të automatizmit dhe inteligjencës artificiale ​​që pritet të shpejtojnë papunësinë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Ekonomi
Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Jehona Hulaj
A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Auto Mita
Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Ekonomi
Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

CITY College
Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House
Kalo në kategori