LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta fton kryeministrin Rama në takim, ky i fundit i thotë se është i zënë

Presidenti Meta fton kryeministrin Rama në takim, ky i fundit i thotë se është i zënë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ftuar për nesër në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të diskutuar për situatën politike në vend.

Mirëpo, kryeministri Edi Rama kësaj ftese i është përgjigjur duke thënë se është i zënë.

Rama në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar presidenti Meta po vazhdon të luajë letrash, dhe se sipas tij kabineti i tij ka treguar pamundësinë që Rama të merr pjesë në këtë takim.


“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, ka shkruar Rama.

SHBA: Zgjedhjet më 30 qershor të jenë paqësore
Lexo po ashtu SHBA: Zgjedhjet më 30 qershor të jenë paqësore

Kujtojmë se më 3o qershor do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri. Lidhur me këtë SHBA ka paralajmëruar se zgjedhjet e kësaj fundjave në Shqipëri duhet të zhvillohen paqësisht, përndryshe opozita e vendit do të klasifikohet si “organizatë e dhunshme”, shkruan EUreporter, platforma e lajmeve multimediale evropiane me bazë në Bruksel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori