CFR Cluj fitoi Kupën e Rumanisë për edicioni 2024/25, pasi mposhti Hermannstadt me rezultatin 3-2 në finale të mërkurën në mbrëmje, ku Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu ishin protagonistë. 

Ioan Varga, drejtues i Cluj, e donte shumë këtë trofe, veçanërisht pasi ai nuk mund ta imagjinojë më ekipin e Dan Petrescut që të mos kualifikohet për garat evropiane. 


Për t’i motivuar futbollistët në maksimum, biznesmeni nuk i shikoi paratë dhe vendosi një bonus të konsiderueshëm për ta, ku në këtë mes futen edhe Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu. 

Kështu, për këtë trofe të ri që i është shtuar vitrinës së klubit, CFR Cluj fitoi të pestën Kupë të Rumanisë në historinë e klubit, ndërsa Varga si premio i dha skuadrës një shumë prej 180,000 eurosh.  

Çmimi do të ndahet midis lojtarëve dhe stafit, në mënyrë që një titullar të marrë shumën prej 5,000 eurosh, shkruan prosport.ro. 

Cluj si fitues mori çekun e ofruar nga FRF për fituesin e Kupës së Rumanisë, me vlerë 240 mijë euro. Në këtë edicion Cluj grumbulloi 343 mijë euro nga kjo garë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app