LAJMI I FUNDIT:

Presidenti bjellorus: Rusia po do të na “kap për fyti”

Presidenti bjellorus: Rusia po do të na “kap për fyti”

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, e ka kritikuar Rusinë, gjatë një konference të sotme për gazetarë në Minsk, duke e akuzuar se nuk po i respekton marrëveshjet ndërmjet dy vendeve fqinje dhe se e përdorë furnizimin me gaz për ta “kap për fyti” Bjellorusinë.

Duke folur para afro 50 gazetarëve vendës dhe të jashtëm, Lukashenka tha se Rusia e kishte “kaluar kufirin” e marrëveshjeve me Bjellorusinë me një “lëvizje të lapsit”.

Ai i është referuar veprimit të Rusisë për të ndërmarrë kontroll të ashpër në kufirin e përbashkët, derisa Bjellorusia përgatitet, që prej 9 shkurtit, ta zbatojë regjimin e lëvizjes pa viza për udhëtime të shkurtra me afro 80 vende.


Lukashenka ka sugjeruar se Rusia është përpjekur ta forcojë ndikimin e saj ndaj shteteve të vogla duke synuar kontroll të gazsjellësve dhe duke e përdorë edhe naftën si mjet të forcës, transmeton Rel.

Presidenti i Bjellorusisë tha se “pavarësia nuk mund të krahasohet me naftë” dhe se vendi i tij, që për një kohë të gjatë ishte i varur nga furnizimet e subvencionuara të energjisë ruse, do të gjejë burime të tjera të naftës dhe gazit, nëse paraqitet e nevojshme.

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori