LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Afrikës së Jugut: Ka ardhur koha për monedhën e përbashkët afrikane

Presidenti i Afrikës së Jugut: Ka ardhur koha për monedhën e përbashkët afrikane

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka sugjeruar krijimin e një monedhe të përbashkët për Afrikën, e cila sipas tij, mund të nxisë tregtinë përtej kufijve dhe të përputhet me monedhat ndërkombëtare.

Ideja u diskutua për herë të parë nga Ramaphosa gjatë një takimi të Bashkimit Afrikan në Ruandë, ku u mblodhën 44 vende për të nënshkruar Traktatin Afrikan për Tregti të Lirë (CFTA).


“Ora, dita dhe momenti ka arritur për Afrikën që të ketë monedhën e vet, në mënyrë që të dalim nga mentalitet kolonial për përdorimin e monedhave të tjera. Mund ta krahasojmë atë monedhë me të tjerat”, u tha Ramaphosa udhëheqësve afrikanë, shkruan Telegrafi.

Aktualisht, në Afrikë ka mbi 40 monedha të ndryshme, ku shumë prej tyre përpiqen të ruajnë vlerën. Në vitin 2008, monedha kombëtare e Zimbabvesë u rritën në një normë inflacioni të habitshme prej 89 sektillion për qind [një milion në fuqinë e gjashtë].

Traktati i CFTA-së, i cili u ra dakord nga krerët e shteteve gjatë takimit, mund të rezultojë në zonën më të madhe të tregtisë së lirë në aspektin e kombeve pjesëmarrëse që nga themelimi i Organizatës Botërore të Tregtisë. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi brenda gjashtë muajve dhe udhëheqësit shpresojnë se plani do të rritë prosperitetin për 1.2 miliardë afrikanë.

Pritet që të zhduken barrierat tregtare siç janë tarifat dhe kuotat e importit, duke siguruar lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve midis shteteve anëtare. /Telegrafi/