LAJMI I FUNDIT:

Premtohet zgjidhje për deponinë e egër në Strugë

Premtohet zgjidhje për deponinë e egër në Strugë

Vetëm një muaj para majit, afatin që e caktuan për zgjidhjen e problemit me deponinë e egër të qytetit, autoritetet lokale të Strugës hapën tender për ndërtimin e një stacioni transporti për mbeturina komunale me pajisje të plotë me kapacitet prej 45 ton.

Kompania që do të përzgjidhet ka për obligim ta rregullojë vendndodhjen ekzistuese ku do të selektohen mbeturinat dhe të njëjtat më pas në kontejnerë të veçantë të dërgohen në deponinë Drisla në Shkup. Shuma totale e parashikuar për këtë qëllim është rreth 320,000 euro. Ekologët janë të shqetësuar për situatën në të cilën ende gjendet Struga.


Përndryshe, fondet, siç thuhet në konkursin e publikuar në E- prokurime publike, janë siguruar disa përmes Ministrisë së Financave dhe një pjesë nga Qeveria e Maqedonisë. Ndërsa qytetarët dëshirojnë të shohin zgjidhje në vepër.

Nga komuna e Strugës thonë se deponia në mënyrë plotësuese do të jetë e rrethuar dhe e ruajtur. Ata presin që brenda njëzet ditëve të mbarojë e gjithë procedura. Hapja publike e ofertave do të mbahet më 23 prill./alsat-m/