Kur arrin në Amerikë ose Kosovë, udhëtimi juaj fillon tek doganat të cilat kanë një ngjashmëri të madhe. Pas aterimit në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, një udhëtarë përshëndetet përzemërsisht me “Welcome to Kosova – Mirë se vini në Kosovë!” – e ngjashme me mesazhin “Welcome Home – Mirë se vini në shtëpi” të cilin e dëgjon kur kthehesh në aeroportin “Dulles” pas një udhëtimi të gjatë. Kjo nuk është fare e befasishme pasi që Policia e Kosovës është trajnuar nga Programi ICITAP i Departamentit të Drejtësisë. Gjatë udhëtimit një javor, kemi pasur një numër të angazhimeve me zyrtar kosovar dhe amerikan, udhëheqës akademik dhe studentor, me inovatorë privatë dhe jo fitimprurës e edhe me ekspertë, shkruan Ylli Bajraktari, drejtor ekzekutiv i Projektit të Studimeve Speciale Konkurruese.
Ai shton se vizita ndodhi vetëm pak para situatës së përshkallëzuar në Mitrovicën Veriore.
Javën e kaluar, NATO e përfundoi samitin e saj kryesor në Vilnius, por viti i ardhshëm, 2024-shi, do të përkojë me 75 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut Verior, dhe me 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë një përkujtues i rëndësisë së lidershipit, shtetësisë dhe fuqisë ushtarake të SHBA-së, që mbështet vizionin e një Evrope e cila është e plotë, e lirë dhe në paqe – një politikë dypalëshe e cila ekziston tani e disa dekada, transmeton Telegrafi.
Përderisa vëmendja kryesore shkon tek lufta në Ukrainë dhe e ardhmja e këtij vendi me NATO-n, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk duhet të largojnë vëmendjen nga ky rajon kritik, i cili ndezi Luftën e Parë Botërore dhe që çoi në krizën më të madhe në kontinentin evropian pas Luftës së Ftohtë.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë faktor kyç në stabilitetin e rajonit që nga atëherë, veçanërisht në mbështetjen e krijimit të kombit të dytë më të ri në botë, dhe kombit më të ri evropian – Republikën e Kosovës – në vitin 2008. Një vizitë në Kosovë është e gjitha që nevojitet për të parë një histori suksesi bashkëkohore dhe vibrante të politikës së jashtme amerikane përgjatë disa viteve.
Teksa SHBA-ja futet në një epokë të re të konkurrencës globale përball Republikës Popullore të Kinës (PRC) dhe modelin autoritar të qeverisjes që ajo përfaqëson, histori të tilla suksesi kanë rëndësi si demonstrime konkrete të asaj që mund të arrijë lidershipi dhe fuqia amerikane. Të mbështetësh suksesin e Kosovës do të thotë të mbështesësh suksesin e Amerikës.
Edhe pse Amerika punon me aleatët evropian për të sjellë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Bajraktari thotë se beson që dyfishimi i bashkëpunimit teknologjik me Kosovën, duke i ditur karakteristikat e saja pro-amerikane dhe të teknologjisë, ofron një rrugë të hapur për të forcuar sovranitetin, sigurinë dhe prosperitetin e saj. Kjo mund të shërbejë si një model për qasjen e re të fokusuar në teknologji për asistencë të huaj për të cilën Amerika ka nevojë për të konkurruar kundër përpjekjeve teknologjike të Kinës anembanë botës, duke përfshirë edhe Serbinë, fqinjin verior të Kosovës.
Sa i përket Kosovës, qeveria dhe populli i saj nuk duhet të harrojnë rëndësinë e marrëdhënies së tyre me Shtetet e Bashkuara – rolin historik që ky vend ka luajtur në dy dekadat e fundit, duke filluar me intervenimin e NATO-s në vitin 1999 për të ndalur krizat humanitare dhe pastaj duke udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë. Mundësia e cila paraqitet para dy vendeve tani qëndron në prioritizimin e mundësive që inteligjenca artificiale dhe teknologjitë tjera në zhvillim mund të hapin për këto dy shoqëri.
Diskutimi i garës globale të teknologjisë zakonisht fokusohet mbi fuqitë e mëdha të teknologjisë. Titujt kryesor janë të prirë të vendosin në qendër të fokusit inovacionet e reja në fuqitë e mëdha të teknologjisë, sikur “shpërthimi” i ChatGPT-së në Shtetet e Bashkuara, ose raste të bashkimit të liderëve të teknologjisë, si suksesi i kontrollit të eksportit të gjysmëpërçuesve mes SHBA-ve, Japonisë dhe Holandës.
Megjithatë, historitë e patreguara të konkurrencës teknologjike po zhvillohen në terren në vende anembanë globit. Pjesa më e madhe e konkurrencës ndërkombëtare do të vendoset në “fushë-betejat” teknologjike të këtyre vendeve duke u bazuar në talentin dhe burimet të cilat ato mund t’i sjellin në treg. Nëse angazhimi në kohën e duhur me partneritetit e duhura, këto vende mund t’i zgjerojnë listat e kombeve që punojnë drejtë një të ardhme demokratike të lidhur me teknologjinë. Kjo është historia e njërës prej atyre kombeve – Kosovës.
Tutje Ylli thotë se ajo që ai dhe ekipi i tij ka gjetur gjatë kësaj vizite në Kosovë ishte themeli i një bashkëpunimi të bazuar në vlerat e përbashkëta, talentin njerëzor të teknologjisë dhe një qeveri që favorizon inovacionin. Këto të përbashkëta nuk ishin një befasi, duke pasur parasysh historinë e përbashkët dhe mbështetjen e SHBA-ve për institucionet demokratike të Kosovës dhe stabilitetin e vendit. Siç ilustron vizita e administratores së USAID-it, Samantha Power në majin e 2023-shit, Kosova mbetet një prioritet dhe vend angazhimi për liderët e lartë amerikanë.
As këto lidhje nuk janë të kufizuara në angazhimin mes qeverive. Sektori privat amerikan, shoqëria civile dhe akademia kanë zhvilluar një prezencë të fuqishme e cila ka ngulitur besim të përbashkët në inovacion, sipërmarrje dhe fuqi të teknologjisë. Dy shembuj të tillë janë Rochester Institute of Technology – Kosovo (RIT-K) dhe Inovation Centre Kosovo (ICK), një inkubator teknologjik në Prishtinë.
Tutje Ylli thotë se ai dhe ekipi i tij janë të lumtur të njoftojnë se Uranik Begu, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Plug and Play dhe ish-drejtor ekzekutiv i Innovation Center Kosovo, do t’u bashkohet atyre në një panel diskutimi. /Telegrafi/
Shkrimin e plotë të Ylli Bajraktarit mund ta lexoni këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Epic Games po ofron videoloja falas për Android dhe iOS – a i keni provuar ato?
Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve – çfarë nënkupton kjo?
Meta po ofron shuma të konsiderueshme parash për t’u bashkuar me Facebook dhe Instagram mes pasigurisë së TikTok
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
Epic Games po ofron videoloja falas për Android dhe iOS - a i keni provuar ato?
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'
Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve - çfarë nënkupton kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova