LAJMI I FUNDIT:

Premtimi që Xavi i kishte bërë Yamalit për ta parandaluar transferimin e tij tek PSG-ja

Premtimi që Xavi i kishte bërë Yamalit për ta parandaluar transferimin e tij tek PSG-ja

Ka pak futbollistë në botë të cilët janë në gjendje të dhurojnë spektakël në fushë si Lamine Yamal, i cili këtë sezon po tregon lojëra edhe më të mira si titullar tek Barcelona.

Fakti se ai sot është lojtar i Barcelonës duket se meritat kryesore i ka ish-trajneri Xavi Hernandez.

Sipas Mundo Deportivo, intervenimi që kishte bërë ai kishte bërë një diferencë të madhe kur Lamine Yamal po kërkohej me ngulm nga Paris Saint-Germaini.


Presidenti Joan Laporta kishte thënë publikisht se ai ka refuzuar një ofertë prej 250 milionë eurosh këtë vit, por 17-vjeçari nuk ishte asnjëherë afër transferimit në ‘Parkun e Princave’.

Sidoqoftë vitin paraprak, para se Lamine Yamal të mbushte 16 vjet dhe të nënshkruante kontratën e tij profesionale, PSG-ja kishte tunduar atë me një ofertë të madhe.

Xavi kishte biseduar me Lamine Yamal dhe ia kishte shpjeguar se çfarë e ka motivuar atë që të qëndronte tek Barcelona dhe më pas e siguroi se do t’ia dhuronte debutimin me ekipin e parë.

Në këmbim, ai do të duhej të nënshkruante kontratën e tij të parë profesionale me klubin, diçka të cilën ai e bëri dy vite më parë.

Agjenti Ivan De La Pena gjithashtu bëri pjesën e tij duke siguruar se Lamine Yamal do të qëndronte tek Barcelona dhe vetëm pas kësaj agjenti i tij aktual Jorge Mendes bindi prindërit e sensacionit spanjoll që të nënshkruajnë me të./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se Sociedadi u dëmtua në mënyrë drastike: Gjyqtari

Dyshime se Sociedadi u dëmtua në mënyrë drastike: Gjyqtari "bëri një sy qorr" ndaj pozicionit jashtë loje të Mbappes që i parapriu golit të Realit

La Liga
Nuk ka qetësi për legjendën Jens Lehmann, mezi qëndronte në këmbë para policisë gjermane

Nuk ka qetësi për legjendën Jens Lehmann, mezi qëndronte në këmbë para policisë gjermane

Premier League
Osimhen refuzon Juventusin, kërkon kalimin në Ligën Premier

Osimhen refuzon Juventusin, kërkon kalimin në Ligën Premier

Premier League
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Real Madridi e do me çdo kusht Xabi Alonson, por detyrohet të shesë Vinicius Jr

Real Madridi e do me çdo kusht Xabi Alonson, por detyrohet të shesë Vinicius Jr

La Liga
Formacionet zyrtare: Atletico Madridi dhe Barcelona startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico Madridi dhe Barcelona startojnë me më të mirët në dispozicion

La Liga
Kalo në kategori