Gjenerata e parë e Scenic të Renault e lansuar në 1996 ka krijuar një klasë të re të veturave kompakte me një vëllim. Ndërsa tani, 20 vite më pas, modeli më i ri i Scenic vjen si premierë ekskluzive në Prishtina International Autoshow.

Edhe kësaj radhe, Renault e ka ri-definuar modelin e saj të ri të Scenic, të cilin e ofron për shitje në Kosovë përmes përfaqësuesit të saj zyrtar, AutoMita.


scenic 4 Me formë dhe ngjyrë të butë, Scenic reprezenton dominancë...

I riu SCENIC është një model shumë bashkëkohor me shumë qëllime, por edhe i mrekullueshëm që tërheqë blerësit jo vetëm për kënaqësinë që ofron në udhëtim, por edhe hapësirën dhe komoditetin që sjell për të gjithë udhëtarët.

scenic 7 Enterieri fenomenal...

Me dizajnin unik që nxjerr në pah përmasat e pazakonta të klasit të veturës, rrotat me diagonalen prej 20 inç në të gjitha versionet, si dhe pamjen e jashtme magjepsëse me dy ngjyra, i riu Renault SCENIC thyen normat e vendosura të krijimit të një veture në këtë kategori.

scenic 3 I shkëlqyer dhe komod për t'u drejtuar...

Besnik ndaj trashëgimisë, modeli i ri i SCENIC përmbush nevojat e familjeve. Modulariteti mbi të cilin e ka bazuar suksesin e brezave të mëparshëm, ka shkuar edhe një hap më tej për ta bërë vozitjen e përditshme të makinës edhe më e lehtë, ndër të tjera, me One Touch Folding, palosjen e ulëseve të pasme duke shtypur vetëm një buton.

Me sistemet e shumta për të ndihmuar drejtimin e veturës, Scenic është i vetmi minivan kompakt i pajisur me një sistem për frenim aktiv emergjent - AEBS, me njohjen e këmbësorëve si standart për secilin model, pavarësisht karakteristikave të zgjedhura nga blerësi.

Gjitha karakteristikat e SCENIC në videon zyrtare të kompanisë:

scenic 2

scecnic 5

scenic 5

scenic 6

scenic 8

scenic 10