Premierë: Luana Vjollca publikon "Je veç ti" (Video)

Këngëtarja Luana Vjollca ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin "Je veç ti".
Kënga është baladë dhe trajton temën e dashurisë në çift.
Muzika është realizuar nga Cricket dhe Bled Beats, gjersa tekstin e ka shkruar artisti Yll Limani.
Videoklipi është realizuar në lokacione të ndryshme në Kosovë nga produksioni Imagine Films, teksa në të Luana vjen mjaft e freskët dhe provokuese si gjithnjë.

"Je veç ti" pritet të shënojë suksesin e radhës për këngëtaren Vjollca. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/11/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































