Sonte në ora 20:00, në faqen e GjirafaVideo filloi shfaqja e 10 filmave shqip, filma këto të vlerësuar lartë dhe shumë të kërkuar. Filmat në fjalë do të jenë online dhe falas, si dhe do të mbesin pjesë e përmbajtjeve të shumta që ka GjirafaVideo.
Qëndrimi në shtëpi u bë më i lehtë falë punës dhe përkushtimit të GjirafaVideo, që t’ju sjellin një numër të madh filmash shqiptar në platformën e tyre.
Krejt çka ju mbetet është të rehatohuni në shtëpitë tuaja dhe futuni në platformën e GjirafaVideo, qoftë nga aplikacioni apo në browser, përmes telefonit, laptopit, kompjuterit apo televizorit tuaj, dhe shikoni 10 super filma vendor.
Filmat e përmendur janë prodhime të kinematografisë kosovare, të cilët treguan suksese në festivale të ndryshme ndërkombëtare
Filmat që do të lansohen sonte janë:
1. Një tregim Prishtine
Luajnë: Teuta Krasniqi dhe Donat Qosja.
Filmi “Një tregim Prishtine” tregon ngjarjen e Aurorës dhe Benit dhe vajzës së tyre Fionës. Gjërat fillojnë të ndryshojnë kur Fiona diagnostifikohet me kancer. Beni dhe Aurora duhet t’i gjejnë të hollat për shërimin e vajzës jashtë vendit.
Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike Kosovare.
2. Memory
Luajnë: Xhevat Qorraj
Filmi “Memory” tregon ngjarjen e një plaku me sëmundjen Alzheimer. Në një ditë të ftohtë dimri, ai nuk arrin të gjejë rrugën e kthimit për në shtëpi.
3. E dashura Nita
Luajnë: Albulena Kryeziu, Besart Sllamniku
Nita ka mbetur e paralizuar nga një aksident automobilistik, ku shkaktar ishte burri i saj Arbeni. Nga faji që ndjen, Arbeni mundohet të gjejë mënyra të ndryshme për t’ia kthyer buzëqeshjen Nitës.
4. Ndeshja e fundit
Luajnë: Xhejlane Tërbunja, Andi Bajgora
Linda rreth 30-tave është e ve dhe ajo tashmë kujdeset për djalin e saj i cili ka 10 vjet dhe është i apasionuar pas Ronaldos. Por, Ylli është i sëmurë nga kanceri dhe Linda vendosë t’ia ndalojë kemoterapinë.Një befasi ndodh kur Kosovën për herë të parë e viziton Real Madridi, për të zhvilluar ndeshje me klubin e kryeqytetit.
5. Zibidi
Luajnë: Gani Rrahmani, Afrim Muçaj, Nol Berisha
Tre shokë rrinë ulur rreth një tavoline në një kafene dhe bëjnë plane se ku të shkojnë të vazhdojnë ndejën. Filxhanat e zbrazët në tavolinë tregojnë se ka kohë që qëndrojnë aty. Të kapluar nga monotonia fillojnë të ngacmojnë njëri-tjetrin dhe kalimtarët.
6. Gardhi
Luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Xhejlane Godanci, Melihate Qena,etj.
Disa gra të gjeneratave të ndryshme të së njëjtës familje përballen me njëra-tjetrën për pikëpamjet e tyre për jetën, dashurinë, dëshirat dhe patriarkatin. Mbledhja e familjes shndërrohet në kaos, ndërsa i më i riu prej tyre – djali i vetëm – kërkon një dalje.
Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
7. Dasmat dhe Pampersat
Dasmat dhe Pampersat është dokumentar për katër çifte nga rajone dhe gjererata të ndryshme, të cilët tregojnë se si i kryejnë punët e shtëpisë, si rrisin fëmijët, për liritë dhe problemet që kanë.
Duke lejuar kamerat në shtëpitë e tyre, ne shohim sinqeritetin dhe humorin, video inqizimet e dasmave, lindjen e foshnjës, e bashkë me to edhe zhdukjën e traditës së poligamisë.
8. Rojtari i bjeshëve
Luajnë: Fatos Lajçi
“Rojtari i Bjeshkëve” tregon ngjarjen e Fatos Lajçit, një njeri i bjeshkëve, i cili mundohet të mbrojë bjeshkët e Rugovës nga prerjet e shumta dhe shkatërrimi mjedisor. Duke mësuar ngjarjet nga jeta e Fatosit, i rritur në male me vëllaun e tij, ne fillojmë të kuptojmë historinë prapa.
Filmi është i mbështetur nga Qendra e Kinematografisë Kosovare.
9. Zgjedhe një emër
Luajnë: Doresa Rexha, Fiorela Shala, Mensur Safqiu, May-Linda Kasumovic
Filmi bën fjalë për Norën, një nënë e re rreth të njëzetave, e cila është krejt e vetme në përkujdesjen e vajzës së saj 3 vjeçare, Ela. Ajo kërkon rrugë alternative për ta shmangur deportimin nga Republika Çeke, pasiqë azili iu refuzohet.
10. Tisa
Luajnë: Gani Rrahmani
Beni është një adoleshent ‘cool’, futboller i mirë, i lumtur në trekëndëshin shoqëror me Gëzimin, tjetër futboller i mirë, dhe Emën, të dashurën e tij të cilën edhe Beni edhe Gëzimi e pëlqejnë. Benit i ndryshon jeta kur merr ftesë për provë në një ekip franqez.
Kjo ftesë për të është mrekulli, por në të njejtën kohë ia shkundë themelin e shoqërisë që ka.
Këta 10 filma nga sonte do të keni mundësi ti ndiqni në GjirafaVideo. Në platformën GjirafaVideo në javët e ardhshme do të ketë premiera të reja me filma vendorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit