Këngëtarja Adelina Berisha ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor "Bonita".

Në një prononcim për Telegrafin, Berisha kishte shpalosur detajet ekskluzive të këngës dhe klipit të saj më të ri.


"Këngën e ka bërë BigBang ndërsa tekstin e ka shkruar reperi Gjiko. Ndërsa Valon Aziri është realizues i klipit", ka thënë Adelina.

Edhe këtë herë, si në çdo paraqitje të saj, Adelina mahniti fansat me dukjen provokuese dhe atraktive në klipin e ri.

"Bonita", duket të jetë suksesi i radhës për këngëtaren Berisha. /Telegrafi/