LAJMI I FUNDIT:

Prej sot nuk vlejnë masat antikrizë në Maqedoni, rriten çmimet e disa produkteve

Prej sot nuk vlejnë masat antikrizë në Maqedoni, rriten çmimet e disa produkteve
Foto: Ilustrim

Prej sot nuk vlejnë më një pjesë e masave antikrizë, të cilat Qeveria i ka vendosur në mars me qëllim të zbutjes së pasojave nga kriza energjetike dhe mbrojtja e standardit të qytetarëve. Produktet bazike ushqimore më nuk do të shiten me zero për qind TVSH, ndërsa nga sot kthehet edhe TVSH-ja për karburantet në 18 për qind.

Në tre muaj e kaluar, TVSH-ja për bukën, miellin tip 400, vajin e lulediellit për gatim, qumështin, orizin dhe vezët ishte zvogëluar nga pesë në zero për qind, ndërsa me propozim të Ministrisë së Ekonomisë u mor edhe vendimi për zvogëlimin e masave tregtare.


Si pjesë e 26-të masave antikrizë ishte edhe ulja e akcizave dhe të TVSH-së nga 19 në 10 për qind të energjensave.

Heqja e masave antikrizë pritet të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimit dhe të energjensave. Nga mesnata me çmim të rritur shiten karburantet. Çmimi i Eurosuper BS-95 dhe i dizelit është rritur për nëntë denarë për litë, ndërsa i Eurosuper BS-98 për 9,5 denarë për litër. Për 8,5 denarë për litër më shtrenjt është edhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri. Sipas çmimeve të reja. Eurosuper BS-95 shotet për 104 denarë, Eurosuper BS-98 për 106,5 denarë për litër, dizeli për 95 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 93 denarë.

Nga Qeveria dje nuk informuar nëse në seancën e djeshme është biseduar për vazhdimin e masave antikrizë. Nga opozita, paralajmëruan se do të parashtrojë ligj, me të cilin do të propozojnë që produktet ushqimore të lirohen nga TVSH-ja deri në fund të vitit, ndërsa TVSH-ja e karburanteve të jetë pesë për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori