Prej nesër komunat mund të aplikojnë për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal

Zëvendësministri dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski dhe Fatmir Sabriu, sot morën pjesë në prezantimin e thirrjes së tretë publike për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, në kuadër të projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e Bankës Botërore. Shërbimet sociale që do të financohen përmes thirrjes janë shërbimet në shtëpi dhe shërbimet në komunitet.
Siç njoftojnë nga ministria, kjo thirrje paraqet një mundësi për të rritur ndjeshëm numrin e komunave në të cilat zhvillohen shërbimet sociale, nga 41 komuna deri më tani, në të paktën 20 komuna të reja.
“Unë jam rregullisht në terren dhe rezultatet e aktiviteteve tona i shoh përmes bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët, prandaj fuqimisht ju inkurajoj që të paraqiteni në numër më të madh, veçanërisht kur thirrja për shprehje interesi do të jetë aktive nga nesër”, tha Velkovski, duke iu drejtuar përfaqësuesve të pranishëm të komunave.
Ai iu referua përpjekjeve të Ministrisë për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, si dhe në hapjen e mundësive të reja për të vazhduar krijimin e ndryshimeve domethënëse për qytetarët, me theks të veçantë tek më të cenuarit.
Velkovski i theksoi çështjet kryesore që janë në fokus të punës së Ministrisë.
“Si të tilla, ai veçoi: integrimin e sistemit të mbrojtjes sociale – përmes prezantimit të një zgjidhjeje të re softuerike që për herë të parë do të ofrojë pasqyrë të të drejtave dhe shërbimeve të përdorura nga të gjithë anëtarët e një familjeje, pagesat përmes kartave për ndihmë sociale – në mënyrë specifike dhe ekskluzive për plotësimin e nevojave bazë, si dhe mbështetje më të madhe për punonjësit në Qendrat e mbrojtjes sociale”, thonë nga ministria.
Sekretari shtetëror Sabriu foli për përfitimin e dyfishtë që vjen nga zbatimi i Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale.
“Së pari, ofron akses në shërbime që përmirësojnë cilësinë e jetës për më të cenuarit, duke krijuar në të njëjtën kohë vende të reja pune në komunitetet lokale. “Ky proces ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në zhvillimin ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke ofruar mbështetje cilësore për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Sabriu.
Më tej nga ministria thonë se prezantimi i sotëm ofroi një pasqyrë të detajuar të kërkesave për aplikim, si dhe informacione për mbështetjen që do të kenë komunat dhe ofruesit e shërbimeve sociale. Ministria do të ofrojë mbështetje për përgatitjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe propozim-projektet.
“Projektet e financuara nga kjo thirrje do të zbatohen në periudhën 2025-2026, me synim përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve sociale dhe aksesit në to për grupet e cenuara. Kjo është një vazhdimësi e aktiviteteve të suksesshme të Ministrisë në kuadër të reformës sociale, e cila synon uljen e varfërisë dhe forcimin e kapitalit njerëzor në vend”, thonë nga ministria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Vodhën 10 mijë euro dhe derivate nafte – policia arreston në flagrancë tre persona në Ferizaj, mes tyre një i mitur

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani