LAJMI I FUNDIT:

Pranohet kërkesa e Izet Haxhisë: Gjykata rihap çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit

Pranohet kërkesa e Izet Haxhisë: Gjykata rihap çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit

Gati një vit pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhija fiton betejën e parë me drejtësinë shqiptare për t’u rigjykuar pas dënimit të marrë në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e Azen Hajdarit.

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar paraditen e të kësaj të hëne, kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë, raporton TCH.


Bashkim Nikolla avokati Izet Haxhisë duke komentuar këtë vendim u shpreh se “Hapet e drejta për t’u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë materiale, tabulate, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje” theksoi ai.

Avokati Nikolla tha se ne krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha. Mbrojta e Izet Haxhisë ka depozituar në gjykatë një kërkesë për të dëshmuar 44 persona mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori