LAJMI I FUNDIT:

A pranohet gol i tillë? Dy topa përfunduan në rrjetë dhe Reali Madridi merr fitore me gol të çuditshëm

A pranohet gol i tillë? Dy topa përfunduan në rrjetë dhe Reali Madridi merr fitore me gol të çuditshëm

Goli i çuditshëm është parë në ndeshjen e ligës së tretë spanjolle mes Atletico Baleares dhe Real Madrid Castillas, përndryshe ekipi i dytë i Realit, i cili gjithashtu ka arritur një fitore minimale me rezultatin 1:0.

Domethënë, në portën e Baleares në të njëjtin sulm dhe në të njëjtin moment në minutën e 72-të të ndeshjes kanë hyrë dy topa.

Mesfushori i Castillas, Nico Paz, ekzekutoi një goditje dënimi nga krahu i djathtë dhe dërgoi një harkim nga toka në zonën e rreptësisë dhe  dikush nga tribuna hodhi një tjetër top në lojë.


Topi i hedhur nga Paz u hodh në dërgua nga lojtari kundërshtar Alberto Villapalos në tentativë për të larguar, ndërsa topi nga tribuna u hodh nga i njëjti lojtar dhe po ashtu u fut në rrjetë.

Edhe pse lojtarët e Balerese kërkuan anulimin e golit për shkak të dy topave në fushë, gjyqtari vlerësoi se topi i dytë nuk ndikoi në rezultatin e aksionit.

Kësisoj u pranua një gol i rrallë në futboll, pasi zakonisht kemi parë gjyqtarët duke anuluar aksionet kur kanë hyrë dy topa në fushë.

Fjala vjen, Real Madrid Castilla është në vendin e 13-të në ligën e tretë spanjolle, ndërsa Baleares është në pozitën e parafundit të 19-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori