LAJMI I FUNDIT:

Prania e variantit Omicron në Kosovë, infektologu Ramadani apelon tek qytetarët që të marrin dozën e tretë

Prania e variantit Omicron në Kosovë, infektologu Ramadani apelon tek qytetarët që të marrin dozën e tretë

Kosova deri tani ka regjistruar 17 raste të infektuara me variantin Omicron të COVID-19, i cili vlerësohet se është më shpejt i transmetueshëm se variantet tjera.

Infektologë në vend u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë për Express se dy dozat e para të vaksinës janë më efektive ndaj variantit Omicron, andaj edhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin edhe një dozë përforcuese e atë të tretë.

“Omicron ka paraqitur shqetësime në nivel botërorë. Është vërtetuar që dozat e vaksinës nuk kanë dhënë mbrojte, në këtë kuptim është miratuar doza e tretë. Tani për tani kemi përqindje shumë të vogël të qytetarëve me dozën e tretë, por duhet të bëhet gjithçka që të jetë e mundshme që qytetarët të vrapojnë dhe të marrin edhe dozën e tretë, sidomos grupmoshat e caktuara, ata mbi 65 vjeç, punëtorët shëndetësorë, pacientët me sëmundje kronike”, ka deklaruar ai

Ramadani ka thënë se varianti Omicron duhet të luftohet duke respektuar masat mbrojtëse dhe duke u vaksinuar me dozën përforcuese të vaksinës.

Ai është shprehur se me praninë e këtij varianti në vend, mund të rritet numri i të infektuarve me virus.

“Mundësia e një përhapje më të shpejtë te Omicronit është e mundshme, pasi këtë e kanë dokumentuar edhe shumë vende. Mbetet që qytetarët t’i përmbahen këshillave që të shkojnë të marrin dozën e tretë dhe veçanërisht grupmoshat që janë të ndjeshme, moshat e shtyra 65 e tutje”, ka shtuar ai.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës.

“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen”, kanë thënë gjatë ditës së djeshme nga kjo ministri.

Kujtojmë që varianti Omicron i COVID-19 po vazhdon të përhapet me shpejtësi në shumë shtete.

Me këtë variant po infektohen edhe ata që janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Ky variant është vlerësuar më shpejt i transmetueshëm, por më pak i rrezikshëm se varianti Delta.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori