Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar edhe sot, për të hapur qasjen në vendet e kampingut në shpatin lindor të malit Everest në Tibet, ku gati 1,000 njerëz janë bllokuar nga një stuhi bore që ka bllokuar rrugët, shkruan Reuters.

Qindra fshatarë vendas dhe ekipe shpëtimi janë vendosur për të ndihmuar në heqjen e borës që bllokon qasjen në zonë, e cila ndodhet në një lartësi mbi 4,900 metra. Disa turistë në mal janë rrëzuar tashmë, transmeton Telegrafi.


Reshjet e borës filluan të premten në mbrëmje dhe vazhduan gjatë gjithë të shtunës, sipas njoftimeve në llogaritë zyrtare WeChat të kompanisë lokale të Turizmit të qarkut Tingri, e cila tha se shitja e biletave dhe hyrja në zonën panoramike të Everestit u pezulluan nga fundi i së shtunës.

Pikërisht përtej kufirit në Nepal, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje toke dhe përmbytje të menjëhershme që kanë bllokuar rrugët, kanë rrëzuar urat dhe kanë mbytur të paktën 47 persona që nga e premtja, tha policia.

Tridhjetë e pesë persona humbën jetën në rrëshqitje të ndryshme toke në distriktin lindor të Ilamit, në kufi me Indinë. Nëntë persona u raportuan të zhdukur pasi u rrëmbyen nga ujërat e përmbytjeve dhe tre të tjerë u humbën jet%n nga goditjet e rrufeve në vende të tjera të vendit. /Telegrafi/