Postimi i Manchester Unitedit për Ronaldon bëhet viral, por për arsye të gabuara

Një postim i Manchester Unitedit që e shfaq Cristiano Ronaldon duke dashur ta ekzekutojë një gjuajtje të lirë është bërë viral, por për arsye të gabuara – kur merret parasysh numri i ekzekutimeve të konvertuara në gol.
Superylli portugez është duke dominuar aktivitetin e Djajve të Kuq në rrjetet sociale prej se iu bashkua klubit pas transferimit nga Juventusi.
Pas tre viteve të kaluara te Bianocnerët, 36-vjeçari u kthye në Old Trafford për 15 milionë euro, ndërsa Zonja e Vjetër do të përfitojë tetë milionë euro të tjera në formë bonusesh të bazuara në objektivat e klubit dhe lojtarit.
Ronaldo shënoi 101 gola në 134 paraqitje me Juven, mirëpo shënoi vetëm një gol nga 72 gjuajtje të lira.
Për këtë arsye, shumë tifozë, duke i përfshirë edhe ata bianoncerë, janë tallur me postimin e Unitedit që e paraqet Ronaldon në përpjekje për të ekzekutuar një gjuajtje të lirë. /Telegrafi/
https://twitter.com/godofthedrink/status/1434799474417700869
https://twitter.com/24KDRO/status/1434515753697431553
https://twitter.com/_Releo/status/1434529703235399683
https://twitter.com/marathonbet/status/1434801425989709825
https://twitter.com/Ifcj__/status/1434537885542268930
https://twitter.com/24KDRO/status/1434515753697431553


















































