LAJMI I FUNDIT:

Postimet tuaja në rrjete sociale, tregojnë nëse jeni çift i lumtur apo jo

Postimet tuaja në rrjete sociale, tregojnë nëse jeni çift i lumtur apo jo

Mënyra se si i përdorni rrjetet sociale mund të tregojë shumë gjëra rreth jush.

Disa psikologë, tregojnë se çiftet e lumtura postojnë më pak për lidhjen e tyre në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa nga zbulimet e tyre se përse çiftet që shfaqin më shumë janë më pak të lumtur:


Njerëzit që postojnë shumë shpesh priren të jenë psikopatikë

Një studim i vitit të fundit, bazuar në anketimin e 800 meshkujve, kishte zbuluar se narcisizmi dhe psikopatia mund të vërehen edhe nga numri i selfieve që njerëzit i postojnë në rrjete sociale, e gjithashtu edhe sa shumë i rregullojnë fotografitë me efekte të ndryshme.

Dhe narcisistë…

Postimi, bërja ‘tag’ e personave dhe komentimi nëpër fotografi të Facebook-ut, janë të ndërlidhura me narcisizmin te të dy gjinitë, sipas një studimi me 410 pjesëmarrës.

Për femrat, edhe postimi i shpeshtë i statuseve ndërlidhet me këto trajta.

Njerëzit të cilët qëndrojnë larg Facebook-ut, janë më të lumtur

Individët e lumtur janë çifte të lumtura dhe, sipas një studimi, individët e lumtur e përdorin më pak Facebook-un.

Përveç këtyre, studimi thotë se çiftet që postojnë më shpesh janë më të pasigurt, e gjithashtu ata që postojnë më shpesh varen më shumë nga lidhja dashurore për të qenë të lumtur. /Telegrafi/