Lidhja Demokratike e Kosovës po e sheh dorëheqjen e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si zgjidhje për nyjën e krijuar rreth marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas LDK-së, dorëheqja e Konjufcës do t’u hapte mundësi partive në negociata, Vetëvendosjes dhe LDK-së, që të ndajnë në mënyrë të barabartë pushtetin, ngase kjo pozitë do t’i bartej nën udhëheqje LDK-së, kurse pozita e kryeministrit Vetëvendosjes.
LDK-ja pretendon që pozitën e kryetarit të kuvendit ta mbajë deri në ditën kur kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, diku në pjesën e parë të vitit 2021. Duke kërkuar që Vetëvendosje me marrëveshjen për koalicionin qeverisës ta mbështesë kandidatin e LDK-së për president, kjo e fundit më pastaj do t’ia kthente postin e kryetarit të kuvendit Vetëvendosjes, kurse do të ruante për vete postin e presidentit të shtetit.
Ndërkaq sa u përket ministrive, Vetëvendosje dhe LDK kanë një marrëveshje që ato të ndahen pesë me pesë, si dhe dy ministri për pakicat.
Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se edhe në takimin e ardhshëm me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lideri i partisë tij, Isa Mustafa, do të shkojë “pa pasur ndonjë lëvizje nga qëndrimi i deritashëm” i partisë së tij.
Por, një zgjidhje e tillë, deri më tani, është kundërshtuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i saj, Albin Kurti, i mandatar për postin e kryeministrit, ka thënë se nëse LDK-ja e ka ndarë mendjen se kjo është oferta “merre ose lëre”, kjo sipas tij nënkupton “lëre” ofertën.
Për të ndihmuar në përafrimin e qëndrimeve dhe arritjen e marrëveshjes, Vetëvendosje kishte paralajmëruar se në negociatat e radhës do të ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e vendeve të Quint-it dhe Bashkimit Evropian.
Por, pavarësisht nëse do të jenë apo jo në takimin e radhës, vendet e Quint-it kanë thënë përmes një deklarate se nuk mbështesin asnjë kandidat ose parti politike në Kosovë, gjatë procesit të formimit të qeverisë.
Përmes kësaj deklarate, këto vende e kanë ritheksuar qëndrimin e shprehur edhe më 30 gusht të vitit 2019, se “çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë”.
“Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë”, thuhet në deklaratë.
“Përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës. Ne nuk do të ndërmjetësojmë”, thuhet në deklaratën e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Drejtuesi i Sekretariatit për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka shkruar në Facebook se në fund të takimit të zhvilluar të hënën, ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, kishte pajtim që të martën ose të mërkurën të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quint-it si dhe shefja e Misionit të BE-së në Kosovë.
“Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm (v.j. e martë). Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues, por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, ka shkruar Vraniqi.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, menjëherë pas certifikim të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 nëntor, kanë nisur punën për harmonizimin e programit për bashkëqeverisje.
Megjithatë, mosmarrëveshjet kishin lindur pas kërkesës së Lidhjes Demokratike që t’i garantohet mundësia e propozimit për postin e presidentit të vendit, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual, në vitin 2021.
Më 26 dhjetor është konstituuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, dhe kryetar i këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se ky veprim i kthen negociatat për krijimin e një koalicioni qeverisës në pikën zero. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite