LAJMI I FUNDIT:

Pos At.Madridit e Milanit, edhe Galatasaray kërkon shërbimet e Fabregasit

Pos At.Madridit e Milanit, edhe Galatasaray kërkon shërbimet e Fabregasit

Galatasaray do të bëjë një ofertë në adresë të skuadrës së Chelseat për Cesc Fabregasin.

Mesfushori 31-vjeçar ka luftuar për të bindur trajnerin Maurizio Sarri se e meriton një vend në formacionin fillestar të këtij sezoni, por që duket se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.

Spanjolli do t’i mbarojë kontrata me anglezët në fund të sezonit dhe pritet që të largohet nga londinezët.


Atletico Madrid, AC Milan dhe klubet e MLS kanë treguar interesim për fituesin e Kupës së Botës në vitin 2010.

Dhe sipas The Sun, Galatasaray është shtuar në listën e gjatë të ekipeve që po kërkojnë shërbimet e lojtarit.

Të gjitha lajmet rreth transferimeve më të fundit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve më të fundit

Gjigantët turq këtë sezon po marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht janë në krye të Super Ligës turke.

Ndryshe, spanjolli deri më tani ka pasur 132 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar 15 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori