Në fakt, portugezi João Paulo Ruivo (22) thjesht donte të shpëtonte delet nga një zjarr në pyll në fshatin portugez të Boa Vista pranë qytetit Leiria.

Më pas ai u fotografua nga një fotograf dhe fotoja bëri xhiron e botës dhe tani është “prezantuese e asaj që po ndodh” gjatë së madhe të të nxehtit që ka përfshirë Portugalinë.

Kështu Ruivo tani është i famshëm në botë dhe po konsiderohet si “heroi i verës së nxehtë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së bashku me nipin e tij, ai mundi të shpëtonte rreth 20 dele dhe 40 dhi nga mbytja e sigurt nga zjarri.

Reklama

Nuk ishte e lehtë, ka thënë portugezi për gazetën spanjolle “El Pais”.

Ndërkohë thuhet se delja që mban mbi supe në foto është plagosur.

Reklama

Për Ruivon, megjithatë, fama e tij e papritur nuk është aspak e këndshme.

“Atë ditë doja vetëm të ndihmoja”, thotë ai për “El Pais”. “Nuk është e drejtë të bëhesh i famshëm për shkak të zjarrit”, thotë ai me modesti.

Përkundrazi, të gjithë ndihmësit duhet të vlerësohen si heronj – veçanërisht zjarrfikësit që kanë qenë në ato zona për ditë të tëra. /Telegrafi/