LAJMI I FUNDIT:

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger u bë heroi i fitores së Real Madridit ndaj Manchester Cityt mbrëmë dhe jo vetëm për penalltinë që shënoi në serinë e fundit.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet se Rudiger ka ndihmuar portierin Andrej Lunin për të ndaluar atë që rezultoi të ishte një goditje e fortë nga Mateo Kovacic.

Më herët, Reali u rikthye në lojë pasi Lunin ndaloi Bernardo Silvan dhe kështu anuloi gabimin e kroatit tjetër, Luka Modric.


“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt
Lexo po ashtu “Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Në serinë e radhës, Kovacic e vendosi topin në pikën e bardhë dhe në atë moment kamera e kapi Rudigerin duke ngritur dorën.

Gjermani po i tregonte portierit ukrainas se ku do të gjuante kroati dhe doli se kishte të drejtë.

Ai e festoi emocionalisht, e më pas shënoi golin e fitores 4-3 dhe siguroi kalimin e Real Madridit në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori