Përfaqësuesja e Holandës ka arritur në çerekfinale të Kupës së Botës ku do të përballet me Argjentinën.

Pritet një sfidë e zjarrtë pasi dy ekipet përfaqësuese duan të kalojnë në gjysmëfinale dhe janë ndër favoritet për ta fituar Kupën e Botës.


Portieri i Holandvs, Andries Noppert ka folur para përballjes me Argjentinën e cila zhvillohet të premten mbrëma me fillim nga ora 20:00.

download 1 1

Noppert ka thënë fillimisht se është i gatshëm për t'i pritur penalltinë kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.

“Unë jam gjithmonë i përgatitur për penalltitë. Edhe Messi mund të dështojë nga pika e bardhë, e pamë ndaj Polonisë. Ai përdor gjithmonë të njëjtën këmbë për të goditur penalltitë. Sigurisht që edhe unë mund t’ia pres atij penalltinë",tha Noppert.

Andries Noppert Netherlands v USA 2022 World Cup 2

Tutje portieri holandez ka thënë se ka mbrojtjen më të mirë para vetës dhe kjo e bën të ndjehet komod në portë, teksa thotë se objektivi është ta fitojnë Kupën e Botës.

"Unë kam mbrojtjen më të mirë përpara meje, kështu që nuk shqetësohem shumë në lidhje me ndeshjet që do të luajmë".

"Objektivi im është të fitoj Kupën e Botës me Holandën”, u shpreh portieri holandez. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app