Portieri i Anglisë, Pope: Kosova ka lojtarë shumë cilësor, mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian

232:"BURNLEY, ENGLAND - NOVEMBER 09: Nick Pope of Burnley looks on during the Premier League match between Burnley FC and West Ham United at Turf Moor on November 09, 2019 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images) 12:"Getty Images
Nick Pope ka lavdëruar lojën e Kosovës edhe pse fituan 4-0.
Portieri i Anglisë ka thënë se Përfaqësuesja jonë ka lojtar cilësor, pasi u vështirësuan lojën për pjesën më të madhe të takimit.
“Kosova ka luajtur mirë, pasi na vështirësuan gjërat. Keni një ekip të mirë dhe këtë e treguat”, ka thënë Pope.
“Kosova ka një ekip të mirë dhe mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian”.
“Ne shënuam katër gola, por që ishin me vështirësi. Në fund shënuan me lehtësi, por deri në atë moment e kishim më të vështirë”.
“Ata (Kosova) treguan se kanë lojtar cilësor dhe që mund të bëjnë lojë të bukur, besoj se mund të kualifikohen”, ka shtuar më tej portieri i Anglisë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/11/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































