Pas disa muajsh karantinë, portieri i Alaves, Fernando Pacheco, harroi plotësisht rregullat e futbollit pas kthimit të tij në fushat e blerta sot (e shtunë).

Portieri 28-vjeçar ishte në portë nga minuta e parë në ndeshjen e Alavesit në udhëtim te Espanyoli, e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.


Por, aventura e portierit të mysafirëve zgjati vetëm 18 minuta në fushë.

https://twitter.com/Danllanso10/status/1271780218391445504

Pacheco preku topin me dorë jashtë zonës së tij dhe menjëherë u largua jashtë me karton të kuq nga gjyqtari, i cili kishte një nga vendimet më të lehta të karrierës së tij për të marrë.

Ky ndëshkim me të kuq i portierit spanjoll vjen pas një kohë të gjatë pas pasur portier që largohet nga loja shkaku i kësaj ‘gafe amatore’.

Pas largimit të Pachecos nga loja, në portë u inkuadrua Roberto Jimenez, i cili gjithashtu njihet për një numër të madh gabimesh gjatë kohës së tij te West Hami.

Në fund, Alaves u mposht me rezultat 2-0 nga Espanyoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app