Fushata për fuqizimin ekonomik të grave në kuadër të projektit EREA, të premten, ka shtrirë aktivitetin edhe në Komunën e Prizrenit, me synimin për të kontribuar drejt një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Ngjashëm sikurse në komunat tjera të Kosovës, edhe në Prizren janë shpalosur porositë ndërgjegjësuese që vënë në pah rolin thelbësor të grave në zhvillimin e shoqërisë, por edhe rritjen e rolit të tyre në sektorin e agrobiznesit.
Shpresa Gosalci nga EcoKosWomen (EKW) ka theksuar se përkrahja e fuqizimit ekonomik të grave paralelisht me avancimin e barazisë gjinore, krijon mundësi që ato të shprehin potencialin e tyre, dhe në të njëjtën kohë siguron një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.
“Prandaj, mesazhet që po shpalosim i përmes siluetave tona edhe në Prizren janë një thirrje për veprim të menjëhershëm, pasi gratë, kudo që janë, meritojnë mundësi të barabarta”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Ndërkaq drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Edin Shehu, ka shprehur qëndrimin se qeveria komunale mbështet çdo përpjekje në drejtim të fuqizimit ekonomik të grave, përfshirë sektorin e agrobiznesit.
“Si drejtor i Administratës bashkë me ekipin tim, vazhdimisht angazhohemi për të mbështetur dhe promovuar iniciativa që kanë të bëjnë me përmirësimin e rolit të grave në shoqëri dhe në ekonomi. Projekti i fundit i zbatuar nga EKË në fushën e agrobiznesit është një hap pozitiv dhe i mirëpritur për komunitetin tonë”, ka thënë Shehu për Telegrafin.
Ai ka sqaruar se në këtë kuadër janë shpalosur edhe maketat në ndërtesën e administratës komunale.
“Sot, Komuna e Prizrenit ka vendosur maketa simbolike në shenjë të mbështetjes sonë të plotë ndaj këtij projekti inovativ. Këto maketa jo vetëm që shërbejnë si një simbol konkret i angazhimit tonë, por gjithashtu shprehin vendosmërinë tonë për të përkrahur zhvillimin dhe rritjen e rolit të grave në sektorin e agrobiznesit”, është shprehur ai.
Tutje ka theksuar se do të vazhdojnë angazhimet për avancimin e barazisë gjinore.
“Ne besojmë se ky bashkëpunim i ngushtë mes Komunës dhe iniciativave të tilla është thelbësor për avancimin e barazisë gjinore dhe për forcimin e ekonomisë lokale në Prizren. Angazhimi ynë do të vazhdojë të jetë i pandërprerë në përkrahje të projekteve të tilla inovative dhe të rëndësishme për komunitetin”, ka thënë Shehu.
Fushata në fjalë është duke u realizuar nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, në kuadër të projektit EREA, i cili mbështetet nga Caritas-i Zviceran në Kosovë dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Ky projekt synon të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, duke sfiduar stereotipat dhe forcuar qëndrimet pozitive ndaj diversitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Autostrada Biennale në edicionin e pestë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen përmes artit bashkëkohor

Shtëpia e Vehbi Haxhiut sipas QRTK-së në Prizren do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren nis hapjen e kanaleve për ujitje dhe kullim në tokat bujqësore

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës