LAJMI I FUNDIT:

Porosit industrial me rënie në Gjermani

Porosit industrial me rënie në Gjermani
ARCHIV - ILLUSTRATIONâ - Blick in die Turbinenfertigung des Windkraftanlagenbauers Nordex in Rostock (Mecklenburg-Vorpommern), aufgenommen am 07.04.2016. Wie viele andere Branchen auch profitieren die Hersteller von Windrâ°dern von der aktuell guten Konjunktur. Die drei Industrie- und Handelskammern Mecklenburg-Vorpommerns wollen am 07.02.2017 in Schwerin ihre Prognosen f¸r die Wirtschaftsentwicklung im neuen Jahr vorstellen. (zu dpa: ´Industrie- und Handelskammern legen Konjunkturprognose vorª vom 07.02.2017) Foto: Bernd W¸stneck/dpa-Zentralbild/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++ | Verwendung weltweit

Porositë industriale në Gjermani, ranë papritmas në muajin Korrik prej kërkesës së dobët të brendshme dhe nga jashtë, duke treguar shenja dobësie për ekonominë më të madhe të Europës. Fabrikat regjistruan një rënie me 0.7 për qind në porositë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë.

Megjithatë, ekonomistët thonë se rënia për muajin Korrik mund të jetë e përkohshme. Euro e fortë nuk ka limituar aktivitetin deri më tani, pasi porositë jashtë 19 vendeve të valutës së përbashkët janë rritur me 0.6 për qind. Të dhënat tregojnë se kërkesa brenda vendit pati tkurrje me 1.6 për qind ndërsa porositë nga jashtë mbetën të pandryshuara nga muaji i kaluar.

Porositë dhe treguesit mbi ndjesinë ekonomike, sinjalizojnë për një rimëkëmbje të sektorit. Të dhënat e fundit kanë treguar se numri i personave të papunë në Gjermani ka vazhduar të bie, ndërsa morali i konsumatorit është përmirësuar. Ekonomia e Gjermanisë u rrit me 0.7 për qind në tremujorin e parë dhe me 0.6 për qind në të dytin, nxitur nga shpenzimet e ekonomive familjare dhe shtetërore, si dhe investimet në ndërtesa dhe pajisje.


Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia më e madhe e Eurozonës të rritet me 1.8 për qind në 2017-ën dhe me 1.6 për qind në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/