LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Maqedonia nuk ka filluar bisedimet me BE-në

Poposki: Maqedonia nuk ka filluar bisedimet me BE-në

Ish-ministri i Jashtëm, Nikolla Poposki për “Click21” tha se Maqedonia nuk është bisedime me BE-në. Propozimi francez e vlerëson si dredhi marketingu dhe tha se asnjë vend tjetër kandidat nuk do të pranonte një kornizë të tillë negociuese.

“Kemi 20 vite në binarë. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, statusin e kandidatit etj, pra nuk na fusin dot në binarë sot kur kemi të paktën 20 vjet në binar. A kemi filluar? Jo, fakti që çdo ditë të gjithë pyesin nëse kemi nisur negociatat dhe ende nuk kemi një pasqyrë të qartë është përgjigja më e mirë.


Kjo që po bëjmë sot nuk e ka bërë asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE dhe në njëfarë mënyre është një mundësi për të blerë kohë shtesë derisa realisht të fillojmë me negociata serioze për anëtarësim”, thotë Poposki.

Poposki tha se Bullgaria në tërësi e ka përcaktuar kornizën për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në. Ai thotë se dallimi në kornizën tonë është përcaktimi i kërkesave bullgare./Telegrafi/