LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Maqedonia i njeh mundësitë dhe përfitimet e projektit “Rruga e mëndafshtë”

Poposki: Maqedonia i njeh mundësitë dhe përfitimet e projektit “Rruga e mëndafshtë”

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki, mori pjesë në Forumin “Një rrip, një rrugë”, që po mbahet në Pekin të Kinës, njoftuan nga Ministria e Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Forumin, ku marrin pjesë një numër i madh i shefave të shteteve dhe qeverive, është biseduar për perspektivat dhe për aktivitetet e ardhshme në suaza të këtij mega-projekt kinez për lidhshmëri ekonomike dhe infrastrukturore të Azisë, Evropës dhe Lindjes së Afërt.


“Në suaza të Forumit, ministri Poposki pati fjalim në panel diskutimin të titulluar “Lidhshmëri të politikave dhe strategjive zhvillimore”. Poposki theksoi se kjo nismë është mjet i shkëlqyer për promovimin e lidhshmërisë transnacionale, avancim të bashkëpunimit tregtar dhe investues, ku përmes zhvillimit, mundëson përforcim të sigurisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ai ka theksuar se Republika e Maqedonisë e cila ndodhet përgjatë trasës së vjetër “Rrugës së mëndafshtë” dhe është njëra ndër anëtaret e para të Procesit 16+1, mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, i njeh mundësitë dhe përfitimet nga kjo nismë dhe e sheh si urë për lidhshmëri të tre kontinenteve.

Ministri i punëve të jashtme Poposki, është përqendruar edhe në bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë me RP të Kinës. Në kuadër të Forumit, shefi i diplomacisë së Maqedonisë ka realizuar disa takime me kolegët e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori