LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: Të limitohen zhvillimet e raketave iraniane

Pompeo: Të limitohen zhvillimet e raketave iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi sot Këshillit të Sigurimit në OKB që të limitojë zhvillimin e raketave balistike iraniane, që kërcënojnë Lindjen e Mesme.

“Është e qartë se aktivitetet e regjimit iranian në fushën e raketave balistike, janë shtuar që prej marrëveshjes bërthamore të arritur në 2015”, theksoi Mike Pompeo gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit mbi mos përhapjen e armëve.

SHBA-ja u tërhoq në maj nga kjo marrëveshje, ndërkohë që evropianët ritheksuan sot angazhimin e tyre të plotë për ta respektuar për aq kohë që Irani do e respektojë.

Të gjitha raportet e OKB-së deri tani tregojnë një respektim të plotë nga Teherani të detyrimeve të lidhura me marrëveshjen bërthamore. /kp/Telegrafi/