LAJMI I FUNDIT:

Pompeo në Berlin diskuton edhe për Serbinë e Kosovën

Pompeo në Berlin diskuton edhe për Serbinë e Kosovën

Ministri i Jashtëm i SHBA, Mike Pompeo do të qëndrojë sot për një vizitë të parë në Berlin. Në qendër të bisedimeve me homologun e tij gjerman, Heiko Maas si dhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel do të jenë një sërë krizash dhe konfliktesh në botë.

Agjencitë e lajmeve veçojnë temën e konfliktit të Serbisë me Kosovën, si temë bashkëbisedimi me mikpritësit gjermanë, përveç konfliktit në Ukrainën Lindore, në Venezuelë dhe në Siri. Raporti me Kinën dhe Rusinë gjithashtu do të jetë në qendër të vëmendjes në bisedimet në Berlin.


Gjermania dhe Franca do të angazhohen në një takim të përbashkët të ri në 1 korrik në Paris për një rrugëdalje nga konflikti mes Kosovës e Serbisë dhe bllokimi i dialogut. Ato e kundërshtojnë së bashku idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, si ide që do të destabilizonte të gjithë rajonin.Tre deputetë të njohur të Bundestagut Gjerman, Peter Beyer (CDU), Josip Juratovic (SPD) dhe Manuel Sarrazin (Aleanca 90/Të Gjelbrit) shkruan javën e kaluar në gazetën konservatore gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung se i deziluzionuar për idenë e shkëmbimit të territoreve përgjatë vijave etnike mes Serbisë dhe Kosovës duket se tashmë është edhe këshilltari amerikan i sigurisë John Bolton, i cili ia ka prezantuar si të pranueshme Presidentit Trump idenë e shkëmbimit të territoreve.

Takimi i Pompeos me ministrin e Jashtëm gjerman Maas pritet të zgjasë deri në orën 17, kur është parashikuar një konferencë e përbashkët shtypi. Një deklaratë e përbashkët para medieve e ministrit të Jashtëm të SHBA Pompeo dhe Kancelares gjermane Angela Merkel është parashikuar për në orën 18./DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori