LAJMI I FUNDIT:

Polonia fiton Botërorin e volejbollit për meshkuj

Polonia fiton Botërorin e volejbollit për meshkuj
Foto: Embassy of Poland US/Twitter

Çfarë suksesi për Poloninë në Botërorin e volejbollit për meshkuj që u organizua nga Italia dhe Bullgaria.

Skuadra e drejtuar nga Vital Heynen dominoi ndaj Brazilit në finalen e zhvilluar në Torino, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

E pabesueshme kjo arritje, kur mendon se edhe katër vite më parë, polakët arritën të thyenin dominimin e brazilianëve, që kishin fituar tre botërorë radhazi.


Ky ishte triumfi i tretë në histori për Poloninë, që për herë të parë është ngjitur në majën e volejbollit botëror në vitin 1974, duke mundur në finale ish-Bashkimin Sovjetik.

Në fakt, ky është një triumf jashtë parashikimeve, por falë punës së mrekullueshme të trajnerit belg Heynen, që diti të krijojë një grup solid dhe që rritej nga ndeshja në ndeshja, Polonia e meritoi plotësisht suksesin, shkruan SuperSport.

Polakët u shfaqën superiorë që në fillim të sfidës, edhe pse seti i pari ishte më u ekuilibruari dhe përfundoi 28-26.

Falë freskisë fizike dhe paraqitjes së jashtëzakonshme të Kurek, lojtarit më të mirë të turneut, që realizoi plot 24 pikë, Polonia dominoi në dy setet pasardhës, duke i fituar 25-20 dhe 25-23.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori