Derisa në Kosovë po debatohet për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje përfundimtare, për politologun bullgar, Anton Panchev është e pakuptimtë që Kosova të negociojë ndarjen e vet.
Në një intervistë për KosovaPress, Panchev ka shprehur bindjen e tij të plotë se dialogu është e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje, ndonëse thekson se duhet pasur shumë kujdes.
Ai tërheq vërejtjen që pala kosovare të vendosë vija të kuqe për Serbinë, në mënyrë që të mos kontestojë sovranitetin dhe territorialitetin e vet.
“Këtu është e nevojshme edhe ndihma e ndërmjetësuesit. Sipas meje, gjithçka është e qartë, me këto negociata, Republika e Kosovës duhet të mbrojë sovranitetin, pavarësinë, rendin kushtetues të vendit dhe duhet të bëjë përpjekje për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë. Jam në dijeni se është shumë e vështirë të bëhet kjo gjë, por Republika e Kosovës i ka aleatët e vet. Serbia ka probleme të ndryshme me fqinjët e vet si Bullgarinë, Hungarinë, Kroacinë, madje edhe me Rumaninë, pra, Prishtina, Kosova nuk është e vetme në këtë proces, por nuk duhet të ketë asnjë lëkundje në këtë drejtim. Kosova nuk duhet të negociojë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e saj”, ka thënë ai.
Albanologu dhe politologu bullgar thotë se sipas të drejtës publike ndërkombëtare, korrigjimi i kufijve është një proces normal, por bëhet fjalë thjesht për demelitimin dhe demarkimin e kufirit, pa nënkuptuar këmbim të territoreve.
Teksa shton se është Serbia ajo që nuk do të jap asnjë metër katror nga territori i saj, pasi që kjo e fundit ka për synim boshatisjen e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Madje, ai shuan shpresat se një bashkim i Luginës me Kosovën mund të ndodhë, pasi që Serbia nuk do të heq dorë nga këto territore për arsye strategjike dhe nacionaliste.
“Lidershipi në Beograd nuk ka ndërmend fare t’i jap këto territore Kosovës. Serbia nuk do të heq dorë nga këto territore për arsye të ndryshme, edhe strategjike, edhe nacionaliste. Do të ketë frikë se rajonet e tjera si Sanxhaku dhe Vojvodina do të kërkojnë më shumë autonomi. Pra, nuk mund të realizohet kjo gjë. Unë i di ëndrrat e shqiptarëve, por duhet të jemi realist”, potencoi ai.
Njëherit, duke folur për veprimet e fundit të shtetit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, ku kjo e fundit i kishte ndalur disa herë e madje edhe arrestuar shtetasit kosovar, Panchev thotë se një pjesë e konsiderueshme e përgjegjësisë bie mbi Bashkimi Evropian.
“Serbia do të bëjë edhe më shumë provokime për shkak të negociatave. Kjo është strategjia serbe nga fillimi. Gjithashtu, Serbia nuk i zbaton marrëveshjet e arritura, vazhdon të mos i zbatojë. Kjo strategji, krejt negative, ka edhe një ndikim të keq jo vetëm për dy palët, por edhe në rajon, sepse Bullgaria ka probleme të ngjashme me pakicën bullgare në Serbi, ku Beogradi bënë presion mbi këtë komunitet dhe mbi përfaqësuesit e komunitetit bullgar atje. Pra, këtu fajin e ka edhe BE-ja si ndërmjetësuese, sepse nuk reagojnë zyrtarët e Brukselit në mënyrën e duhur. Mbi Serbinë duhet të ketë presion të vazhdueshëm për zbatimin e marrëveshjeve, për dënimin e provokimeve”, tha politologu.
Sa i përket asociacionit të komunave serbe në Kosovë, eksperti i çështjeve të Ballkanit, thotë se serbët në Kosovë kanë shumë të drejta dhe zgjerimi i tyre përmes kësaj forme do të ishte i dëmshëm për vendin.
Ndryshe, albanologu Anton Panchev po qëndron në Prishtinë në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova