Objektivi kryesor i politikave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) është zhvillimi i bujqësisë sipas modelit evropian, një bujqësi e qëndrueshme dhe konkurruese. Krahas kësaj, MBPZHR-ja përmes investimeve të saj, synon ngritjen e kapaciteteve të fermerëve dhe agrobizneseve vendore, me qëllim që prodhimet të arrijnë të plotësojnë standardet evropiane dhe të depërtojnë në tregjet e BE-së.
Kështu është shprehur sot zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, në konferencën ‘MSA, sfidat dhe problemet që ballafaqohen prodhuesit vendor’, të organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë (IADK).
Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, ka thënë se mbështetja e ministrisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për bujqësinë kosovare, ka sjellë produktivitet të lartë në sektorin e bujqësisë e bashkë me këtë edhe rritjen e cilësisë së prodhimeve.
“Në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së, si dhe me legjislacionin në fuqi, MBPZHR-ja ka shënuar progres në këtë sektor dhe kemi bërë reforma strukturore që janë në përputhje me normat dhe standardet e BE-së. Po ashtu, angazhimin tonë jemi duke e vazhduar çdo ditë në mbështetje të bujqve, fermerëve dhe prodhuesve vendor për t’ua lehtësuar sfidat me të cilat ballafaqohen ata. Madje, investimet dhe përkrahja institucionale po shkon në ngritjen e cilësisë së produkteve, gjë që është garancë që edhe produktet ‘Made in Kosova’ të depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se edhe eksporti i produkteve bujqësore në tregjet e huaja ka shënuar rritje nga viti në vit.
Ndryshe, gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e IADK-së kanë prezantuar edhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, agrobizneset në punën e tyre e të cilat janë të ndërlidhura me MSA-në. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën