Deputetët dhe senatorët zviceranë fitojnë 5.85 milionë euro apo 6.5 milionë franga nga pozicionet në sektorin e financave dhe të sigurimeve.
Sipas një studimi që shikon konfliktet e mundshme të interesit midis parlamentarëve zviceranë, politikanët në Dhomën e Ulët dhe të Sipërme të Parlamentit mbledhin rreth 5.1 milionë franga nga pozicionet e sektorit të financave, ndërsa ata fitojnë 1.4 milionë franga nga ai i sigurimeve.
Autorët e studimit thonë se pothuajse gjysma e atyre parave fitohen nga deputetët dhe senatorët me Liberalët e Qendrës së Djathtë (FDP), ndërsa Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë përbën 25 për qind dhe CVP konservatore 19 për qind.
Pjesa tjetër e partive të Zvicrës marrin vetëm pesë për qind të këtyre parave nga sektorët e financave dhe të sigurimeve.
Studimi u krye nga dy ekspertë të pavarur dhe i porositur nga deputeti socialist Cédric Wermuth dhe bazohet në të dhëna të arritshme publikisht, si dhe intervista me ekspertë të industrisë dhe ekzaminim të raporteve të ndërmarrjeve, shkruan The Local, përcjell Telegrafi.
Për dallim nga shumë vende të tjera, një numër i madh parlamentarësh zviceranë janë politikanë jo profesionistë dhe vazhdojnë të mbajnë punë ose role të tjera me organe profesionale të industrisë.
Një vështrim në listën e interesave të deklaruara tregon se këta politikanë kanë role të jashtme, madje edhe shumë avokatë.
Sipas rregullave parlamentare të Zvicrës, deputetët dhe senatorët janë të detyruar të zbulojnë interesat e tyre të biznesit, duke përfshirë vendet e punës ose pozicionet e bordit të mbajtur, por nuk kanë nevojë të zbulojnë se sa fitojnë.
Transparenca Ndërkombëtare beson se kjo rrit rrezikun e korrupsionit në sistem. Sidoqoftë, politikanët me punë në industrinë e sigurimeve i thanë Sonntags Blick, se votimi i tyre në parlament mbetet i pavarur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë