Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike realizohet përmes pazareve politike, ndërkaq konkurset e shpallura, ku edhe kërkohen kriteret për punësim, janë formalitet, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Vendet më të preferuara për punësim vazhdojnë të mbesin bordet, për shkak të vlerës së lartë të pagave dhe përfitimeve tjera. Në çdo konkurs, numri i aplikuesve është shumë i madh.
Organizata për Demokraci dhe Anti-Korrupsion, “Çohu“, vazhdimisht ka shprehur shqetësimin se në bordet e ndërmarrjeve publike punësohen të preferuarit e qeverisë apo zyrtarëve të komunave, varësisht se në cilin rajon gjendet kompania.
Arton Demhasaj, nga kjo organizatë, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se deri më tani në këto pozita asnjëherë nuk është marrë për bazë kriteri profesional.
“Partitë politike më tepër harxhojnë energji dhe më tepër kanë problem të dakordohen se kush dhe ku t’i dërgojë anëtarët e vet, në cilat kompani publike, sesa në dikasteret qeveritare”.
“Partitë politike, qysh në fillim të nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit, në mënyrë “ xhentëlmene” merren vesh se në cilën kompani publike do të emërojnë anëtaret e tyre në borde. Në këtë formë gjithmonë janë ndarë. E pastaj konkurset janë shpallur për të legalizuar emërimin e këtyre anëtareve”, ka thënë Demhasaj
Se procesi i emërimit të anëtareve në bordet e kompanive publike nuk është transparent thotë edhe Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës. Ai ka thënë se përzgjedhja e personave në këtë pozitë realizohet përmes bindjeve politike.
“Faktori politik vazhdon të ketë rolin primar në funksionalizimin, caktimin dhe emërimin e personave në pozitat udhëheqëse në ndërmarrjet e pavarura. Për shkak se përzgjedhja në bordin e ndonjë ndërmarrjeje do të thotë që ai person mund të punësojë edhe persona tjerë të partisë së tij. ”
“Dhe në këtë mënyrë politikanët mundohen që të formojnë atë bazën e klientelizmit, dhe për këtë synojnë që të jenë aq vendimmarrës për këto pozita udhëheqëse”, shprehet Canhasi për Radion Evropa e Lirë.
Procesi i emërimit të anëtareve të bordeve vazhdimisht ka qenë temë diskutimi nga shoqëria civile, por së fundmi është aktualizuar pas publikimit të disa përgjimeve të bisedave telefonike, nga gazeta ditore, Insajderi.
Në këto biseda shfaqet shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, me zyrtarë të lartë të partisë, ku sipas gazetës, shfaqin ndikimin e ushtruar nga kjo parti në emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici.
Por, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se të gjitha partitë që kanë qenë në pushtet, në këto pozita, kanë “ instaluar” anëtarë të partive të tyre.
“Nuk besoj se të gjitha bordet e kompanive publike i ka Partia Demokratike e Kosovës…kjo është ndarë mes partnerëve të koalicionit gjithmonë. Kështu që të gjitha partitë politike që kanë qenë nëpër koalicione qeveritare, anëtarët e tyre i kanë pasur në borde.”
“Mirëpo, përgjimet deri më tani kanë treguar se po flitet gjithmonë për anëtarë të PDK-së, por pa dyshim që ka njerëz edhe të partive tjera politike, që kanë qenë në qeveri, që kanë emëruar njerëz politik në bordet e ndërmarrjeve publike”, ka thënë ai.
Procesi i emërimit të anëtarëve të bordit, sipas Ligjit, duhet të kryhet në procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese, e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhen ekskluzivisht në bazë të meritës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës