LAJMI I FUNDIT:

Policia: Vajza e zhdukur nga Graçanica nuk është gjetur ende, kërkimet po vazhdojnë edhe në liqenin e Badovcit

Policia: Vajza e zhdukur nga Graçanica nuk është gjetur ende, kërkimet po vazhdojnë edhe në liqenin e Badovcit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e një vajze nga Graçanica, e cila është raportuar si e zhdukur nga familjarët.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se viktima nuk është gjetur ende, dhe se kërkimet po bëhen edhe në liqenin e Badovcit.

“Referuar shkrimeve në portale të ndryshme ju njoftojmë, se personi i zhdukur nuk është gjetë akoma. Kërkimet për viktimën janë duke u bërë, bazuar në informacionet që posedojmë . Përveç lokacioneve të tjera, që nga mbrëmë  policia në bashkëpunim me FSK, po vazhdon kërkimet edhe në liqenin e Badovcit . Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.


Zhduket një femër në Graçanicë
Lexo po ashtu Zhduket një femër në Graçanicë

Ndryshe policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për rastin në fjalë- zhdukjen e motrës së tij.

“Sipas ankuesit motra e tij ka probleme psiqike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori