LAJMI I FUNDIT:

Policia u trondit kur pa se ku ishte ulur shoferi

Policia u trondit kur pa se ku ishte ulur shoferi

Është një gjë kur policia kap një shofer që nuk ka përdorur rripin e sigurimit ose vozitë shumë shpejt, por është një dimension krejtësisht tjetër kur ai ndalon një mjet pa ndenjëse.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi së fundmi në Queensland, Australi, kur një patrullë policie ndaloi një Suzuki Jimny të vjetër. Polici tashmë kishte diçka për të parë ndërsa iu afrua automjetit – pjesa më e madhe e brendshme mungonte. Nuk ka vende në kabinë, kështu që shoferi ishte ulur në gomën rezervë. Nuk ka as rrip në Suzuki, për cështje sigurie.

Nuk dihet arsyeja pse pronari ka zhveshur ambientet e brendshme, por është mjaft e sigurt që ka pasur fatin që nuk është përfshirë në një aksident automobilistik.


Edhe me një goditje të vogël rrezikonte dëmtime të rënda. /Telegrafi/