LAJMI I FUNDIT:

Policia tha se autori i vrasjes së Martin Canit ishte i vetëm, në procesverbal del edhe emri i një personi tjetër

Policia tha se autori i vrasjes së Martin Canit ishte i vetëm, në procesverbal del edhe emri i një personi tjetër

Prindërit e djalit që ndodhej bashkë më 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë, kanë pretenduar se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar, por edhe një person tjetër më i rritur.

Pas këtyre aludimeve, policia doli me një njoftim zyrtar kur tha se nuk ka pasur person tjetër, dhe se dyshohet se autor është 14-vjeçari me inicialet M.P.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, ekskluzivisht është publikuar proces verbali i mbajtur nga oficeri pas ngjarjes.

Me foton e të birit në duar, i ati i Martin Canit merr pjesë në protestë
Lexo po ashtu Me foton e të birit në duar, i ati i Martin Canit merr pjesë në protestë

Në këtë procesverbal, përveç emrit të të miturit, del edhe një tjetër person, me emrin Kledion.


Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa ende nuk dihet se cili apo cilët ishin personat që morën në makinë autorin e dyshuar pas ngjarjes, në makinën ku më pas u publikua edhe një foto e të miturit, ku shfaqej me plagë në dorë.

Ndërkohë i pyetur se kush e ka dërguar në shkollë autorin e dyshuar ditën e ngjarjes, babai i tij tha se ka shkuar me taksi.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori